Bufon dhe anglishtja e tij mbrëmë në gala mbrëmjen e Londrës (VIDEO)

Xhanluixhi Bufon, mbrëmë në gala mbrëmjen e organizuar në Londër morri çmimin si portieri më i mirë i sezonit të kaluar, teksa për të bërë falenderimin ai tentoi që të fliste në gjuhën angleze.

Ishin ish-shokët e skuadrës te Juventus, Bonuçi dhe Dani Alvesh, por dhe dy trajnerët Konte dhe Allegri që e inkurajuan për të vazhduar të fliste në anglisht, edhe pse në fakt portieri italian e pati të vështirë.

Gjithsesi edhe pse nuk kishte një anglishte briliante në dialekt, ai e fitoi edhe këtë sfidë, siç ka fituar shumë sfida edhe gjatë karrierës së tij të bujshme futbollistike.

Leave a Reply