Messi dhe Ronaldo, ja për kë votuan ata

Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo pa dyshim se për momentin janë dy futbollistët më të mirë në Botë. Ata po dominojnë duke fituar çmimet e akorduara nga FIFA dhe “France Football”, ndërsa mbrëmë ishte Ronaldo ai  i cili rrëmbeu çmimin e futbollistit më të mirë, pas një sezoni fantastik që pati te Real Madridi.

Interesant janë votat e dy futbollistëve më të mirë në botë për momentin. Ylli portugez ka votuar tre shokët e skuadrës, edhe atë kroatin Luka Modriç të parin, pastaj kapitenin Serhio Ramos, si dhe brazilianin Marselo.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me yllin argjentinas i cili ka votuar tre shokët e skuadrës Suarez, Iniesta dhe Nejmar, me këtë të fundit që nga kjo verë më nuk është bashkë. Braziliani Nejmar është pjesë e PSZH-së, mirëpo kjo nuk ka ndikuar në votimin e argjentinasit.

Leave a Reply