Interi me fitoren ndaj Veronës arriti deri te një sukses historik (VIDEO)

Skuadra e Interit ka arritur një rekord historik pas fitores nga Veronas të hënën mbrëma.

Pas 11 xhirove të zhvilluara në “Serie A”,  Interi ka grumbulluar plot 29 pikë, gjë që përbën moment historik për klubin “zikaltër”. Me këtë arritje Luçiano Spalleti ka tejkaluar Interin e Hoze Murinjos të vitit 2010, kur kishte arritur 28 pikë pas 11 ndeshjeve të para.

Mirëpo edhe përkundër këtij suksesi historik për klubin nga “Xhuzepe Meaca”, ata renditen vetëm në pozitën e dytë me dy pikë më pak se Napoli që ka tubuar 31 pikë.

Rikujtojmë mbrëmë skuadra “neroaxurre” me rezultatin 2:1 mundi Veronën në transfertë falë golave të shënuar nga Valero dhe Perishiç. Ndryshe fitorja e mbrëmshme e tyre, ishte e 9-të në kampionat, ku kanë regjistruar edhe dy barazime.

Goals & Highlights

Verona-Inter 1-2

Публикувахте от Premium Sintesi в 30 октомври 2017 г.

Leave a Reply