Liverpulli kësaj rradhe numëroi vetëm deri në 3 ndaj Mariborit të Ahmedit  (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit sonte shënoi fitore 3:0 ndaj Mariborit të Valon Ahmedit (luajti nga minuta e 81-të) në ndeshjet e grupit “E” të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport”.

Skuadra e Jurgen Kllop nuk arriti që të përsëris atë goleadë të para dy javëve, kur në Slloveni kishte shënuar fitore 7:0 ndaj po të njëjtës skuadër, mirëpo në asnjë moment nuk la për të dyshuar tek tre pikëshi shumë i rëndësishëm që do i shërbejë kësaj skuadre në luftën për të siguruar një vend për në fazën eliminatore.

Gjatë pjesës së parë Liverpulli edhe përkundër dominimit të plotë nuk arriti që të materializojë rastet e krijuara, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultatin e fillimit 0:0, megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë kur Sallah vetëm pas 4 minutave lojë shënoi për 1:0, ndërsa Emre Xhan në të 64-tën dhe Starixh në minutën e fundit të takimit shënuan edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtarë Liverpull 3, Maribor 0, rezultat ky që mund të ishte edhe më i thellë në rast se Milner në minutën e 53-të ishte i saktë nga pika e bardhë, transmeton “infOSport.mk”.

Një fitore të madhe realizoi edhe Sevilja që në “Ramon Sançez Pizhuan” mundi Spartakun e Moskës me rezultatin 2:1. Lenglet dhe Banega ishin autorë të golave për skuadrën spanjolle, teksa për një moment shpresat e rusëve i ktheu Ze Luis, por që mysafirët ndaluan këtu, duke pësuar kështu disfatën e parë në kuadër të grupit “E” ku Liverpulli me 8 pikë kryeson renditjen para Lliverpullit që ka 7 pikë, ndërkohë Spartaku i Moskës me 5 pikë renditet në pozitën e tretë.

Që të tre këto skuadra kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, do të luftojnë për dy pozitat e para që sigurojnë vizën për në fazën eliminatore.

Leave a Reply