Punëtori i guximshëm! Shefit të tij, tifoz i flaktë i Dortmundit, i’a lyen makinën me ngjyrat e Bajernit

Një punëtor gjerman, tifoz i flaktë i Bajernit të Munihut ka bërë një veprim shumë të guximshëm. Ai në prag të derbit të madh gjerman midis Borusia Dortmundit dhe Bajernit të Munihut ka vendosur që t’ia lyej makinën shefit të tij, i cili njihet si një tifoz i flaktë i “milionerëve”.

Shefi i tij prej vitesh e kishte kthyer makinën në një “fole” verdhezi, madje edhe brenda saj, duke e mbushur me detaje që lidheshin me skuadrën e tij të zemrës, ndërsa punëtori i tij i guximshëm me emrin Bamfaste ia kishte lyer në njërën anë me ngjyrat e Bajernit, duke bërë që makina të mbetet përgjysmë e ngjyrosur me ngjyrat e dy skuadrave më të mira gjermane viteve të fundit.

“Me këtë veprim doja të tregoja se edhe rivalët mund të punojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Jam me fat që shefi reagoi shumë mirë”, – shpjegon punëtori.

Mbetet të shohim epilogun përfundimtarë të takimit të sotshëm që starton në ora 18:30, dhe nëse do të ketë zhvillime tjera midis tyre.

Leave a Reply