Renova vonë u zgjua nga gjumi, Pelisteri ndali serinë pozitive të “gjipspunuesve” (VIDEO)

Pelisteri ndërpreu serinë pozitive të Renovës prej 5 ndeshjeve pa disfatë. Skuadra nga Manastiri sot në ndeshjen e javës së 14-të në LPFM shënoi fitore 2:1 ndaj Renovës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe serisë së sezë që datonte nga 14 tetori, kur me po të njëjtin reuzltat kishte mundur Pobedën në derbin e Pelagonisë.

Që nga ajo ndeshje Pelisteri lidhi tre disfata të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe disfatën e javës së kaluar ndaj “fenerxhiut”, Skopje, kur edhe debutimin e tij në bankinën e “të gjelbërve” nga Manastiri e kishte Spase Risteski.

Lukas Kardoso Fereira kaloi në epërsi Pelisterin me golin e shënuar në minutën e 35-të, kur pasi pranoi një top nga ana e majtë, me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin Kobetiç.

PELISTERI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ RENOVESPELISTERI – RENOVA 2:0(I. Trifunovski 49')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Me vetëm një gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë Pelisteri përmes golit të Ive Trifunovskit nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës tetovare, e cila vazhdoi të jetë shumë pasive edhe në minutat në vazhdim kur vendasit krijuan edhe disa raste të tjera për gol, madje duke qëlluar edhe traverzën.

Renova u rikthye në identitet në 20 minutat e fundit të takimit, kur shumë pak mungonte që nga Manastiri të kthehet me një pikë të fituar.

Penalti per Renoven

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Fillimisht në minutën e 80-të Nafiu u ndal në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare nga ana e Goce Todorovskit, me ç’rast arbitri Meçkarovski me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë, madje duke ndëshkuar me karton të verdhë futbollistin vendas. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri vetë Valmir Nafiu, i cili nuk gaboi dhe shënoi golin e parë në rrjetën e Marko Jovanovskit.

RENOVA NGUSHTON EPESINE E PELISTERIITPELISTERI – RENOVA 2:1(V.Nafiu 81')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Ky i fundit ishte me shumë fat në minutën e 87-të, kur fillimisht Jusufi goditi shtyllën, që më pas goditjen e Liridon Iljazit, numri 7-të i Pelisterit, Bllagoja Ljamçevski ta devijojë nga vija e golit.

SA E PAFAT RENOVA, SHIHNI RASTIN E MINUTES SE 87-te KUR SHUME PAK MUNGONTE QE "GJIPSPUNUESIT" NGA MANASTIRI TË KTHEHEN ME NJË PIKË

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Për Renovën ishte kjo disfata e 5-të këtë edicion,  ndërsa në anën tjetër Pelisteri arriti fitoren e katërt në kampionat.


RENDITJA TABELARE PAS 14 JAVËVE TË PARA NË LPFM


 

Leave a Reply