Musliu: Jemi të përgatitur maksimalisht, besoj se do ta mbyllim vitin me sukses!

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të zhvillojë ndeshjen kontrolluese ndaj Norvegjisë në Shkup. Në prag të kësaj sfide për mediat ka folur edhe mbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu, i cili vlerëson norvegjezët dhe mendon që Maqedonia do të arrijë rezultat pozitiv.

“E kemi analizuar kundërshtarin, të gjithë e dimë se si luajnë shtetet skandinave. Afërsisht luajnë si futboll anglez. Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe gjithë kohës jemi stërvitur me faktin se do të luajmë me duel ajror. Gjatë tërë vitit përfaqësuesja e Maqedonisë ka pasur suksese në të gjitha grupmoshat dhe besojë që do ta mbyllim në të njejtën mënyrë”, ka thënë për mediat Visar Musliu.

Së bashku me gostivarasin në këtë përballje të ftuar janë edhe katër shqiptarët tjerë si Ferhan Hasani, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arian Ademi, me këtë të fundit që nuk do të jetë në dispozicion për lojë për shkak një lëndimi, ndërsa katër të tjerët ndjehen të gatshëm për përballjen e nesërme.

Maqedonia mëngjesin e sotëm zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, duke zgjidhur të gjitha dilemat për taktikat e lojës që do t’i imponojnë ndaj norvegjezëve. Takimi kontrollues ndërmjet Maqedonisë dhe Norvegjisë luhet të shtunën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 18:30./InfOSport.mk

Leave a Reply