Interi i gatshëm për bombën e janarit

Interi, skuadër kjo që e nisi shumë morë sezonin e ri në Serie A, që tani është duke planifikuar disa transferime për afatin e janarit.
Skuadra “neroaxurre” dëshiron që së paku të mos e rrezikoj vendin e Ligës së Kampionëve, kështu duke i bërë disa transferime të bujshme që në dimër.Ata janë duke menduar për transferimin e Havier Pastore, i cili duke parë konkurrencën e madhe te PSZH-ja, me siguri se edhe ai do pajtohej për një kalim te skuadra “zikaltër”.

Skuadra franceze është e detyruar që të shes lojtar në janar, pasi UEFA është duke kërkuar nga ata që ta balancojnë gjendjen ekonomike dhe t’i kthehen rregullit financiar.

Interi shpreson që në shumën e 30 milionë eurove ta kompletoj transferimin e Pastores, pasi as PSZH nuk është në situatë që të kërkoj më shumë. 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply