Shkëndija nuk njeh rival (VIDEO)

Shkëndija nuk njeh rival në elitën e futbollit vendor. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot në Kratovë në ndeshjen e javës së 15-të mundën Sileksin me rezultatin 2:0, duke lidhur kështu edhe fitoren e tretë me rradhë, pas atyre ndaj Pobedës dhe Rabotniçt, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat “kuqezinjtë” i realizuan gjatë pjesës së dytë, kur edhe thyen mbrojtjen e vendasve, e cila mbahej mjaft mirë deri në minutën e 50-të, atëherë kur në skenë foli braziliani Stenio Zhunior.

Shkendija

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA AVANSON NDAJ SILEKSITSILEKSI – SHKËNDIJA 0:1(S. Zhunior 51')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Goli i dytë erdhi pas një super aksioni, kur Olsi Teqja pasi ndërpreu një aksion të vendasve në afërsi kombinoi me mesfushorin Armend Alimi, i cili më pas në vijim të aksionit pas kombinimit të dyfishtë me Ibraimin, për mrrekulli gjeti këtë të fundit, i cili shënoi golin e dytë në rrjetën e Mitroviq.

Besart Ibraimi gol Sileksit

SUPER AKSION I FUTBOLLISTEVE TE SHKENDIJES QE KUROREZOHET ME GOLIN E IBRAIMIITSILEKSI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 74')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Ishte ky goli i 10-të i shënuar nga ana e Besart Ibraimit në ndeshjet e këtij sezoni në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që konfirmoi fitoren e 12-të të Shkëndijës këtë edicion pas 15 javëve të kaluara.

Shkëndija me 37 pikë vazhdon të kryesojë bindshëm tabelën e klasifikimit, duke lënë pas vetes Vardarin me 26 pikë, skuadër kjo e cila arriti një fitore të madhe në ndeshjen ndaj Renovës në Tetovë.

Fitore të madhe arriti edhe Akademia Pandev, që me rezultatin 3:4 në transfertë mundi Pelisterin, teksa Rabotniçki bindi edhe njëherë tjetër nën drejtimin e Stankovskit, duke demoluar Pobedën me rezultatin 4:0.

Për shkak kushteve të vështira që shkaktuan rreshjet e shiut në stadiumin e Autokomandës është anuluar ndeshja ndërmjet “Skopjes” dhe Shkupit, që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

LPFM, Java XV

Skopje E shtyrë Shkupi
Pelisteri 3 – 4 Akademija Pandev
Rabotniçki 4 – 0 Pobeda
Renova 2 – 5 Vardari
Sileksi 0 – 2 Shkëndija

Leave a Reply