Vardari me “goleadë” mundi Renovën në Tetovë (VIDEO)

Renova dhe Vardari kanë zhvilluar një super ndeshje, duke arsyetuar pa dyshim epitetin e ndeshjes derbi të javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë të dyja skuadrat zhvilluan një super ndeshje ku nuk munguan rastet dhe golat, të cilët në fund numëronin 7 të tillë, dhe me Vardarin fitues me rezultatin 5:2.

Bashkim Velija

AUTOGOLI I BASHKIM VELIUT NDAJ VARDARIT RENOVA – VARDARI 0:1(B. Velija 5' a.g)

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Një autogol i Bashkim Veliut që në minutën e 5-të paralajmëroi këtë fitore të Vardarit, që përmes Dejan Bllazhevskit në minutën e 13-të nga pika e bardhë dyfishoi epërsinë në 2:0.

Këtyre dy golave të shnëuar nga ana e mysafirëve shkupjan, i kundërpërgjigj Argjent Gafuri, i cili në minutën e 26-të ngushtoi epërsinë e kampionëve në fuqi të vendit, duke shënuar me kokë në rrjetën e Aleksovskit.

Argjent Gafuri

GOLI I PARË I ARGJENT GAFURIT NDAJ VARDARIT RENOVA – VARDARI 1:2(A. Gafuri 26')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Nuk vonoi shumë dhe Vardari riktheu epërsinë e dy golave, kësaj rradhe pas golit të shënuar nga ana e sulmuesit Maksim Maksimov, i cili mjaft mirë pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e bashkëlojtarit të tij Huan Felipe dhe nga brendia e zonës shënoi për 1:3.

Maksimov,

MAKSIM MAKSIMOV SHENON GOLIN E TRETE NE RRJETEN E RENOVESRENOVA – VARDARI 1:3(M. Maksimov 30')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Mirëpo te Renova sot i disponuar për lojë ishte Argjent Gafuri, i cili në mungesë të Finsik Nuhiut mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në minutën e 32-të arriti që të shënojë edhe golin e dytë pas një super aksioni ku morrën pjesë edhe braziliani Lukas dhe Fatjon Jusufi, që në këtë rast ishte në rolin e asistuesit.

Renova – Vardari

ARGJENT GAFURI I SHENON SERISH VARDARIT, NGUSHTON EPERSINE NE VETEM NJE GOLRENOVA – VARDARI 2:3(A. Gafuri 32')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Ky gol ngushtoi epërsinë e Vardarit dhe shtoi shpresat e Renovës se në pjesën e dytë mund të arrijë në ndonjë rezultat pozitiv, mirëpo në çastet e fundit të pjesës së parë te Vardari në skenë doli braziliani Huan Felipe, i cili shënoi një super gol për rezultat 2:4, transmeton “infOSport.mk”.

Huan Felipe gol

SUPER GOLI I HUAN FELIPE NDAJ RENOVESRENOVA – VARDARI 2:4(H. Felipe 45')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, i cili ishte valid deri në minutën e fundit të takimit, kur rezervisti Italo Oliveira shënoi një super gol, për të vulosur fitoren  e Vardarit në 5:2. Demiri ndërpreu një diagonale të Bashkim Veliut dhe menjëherë pasoi për brazilianin, i cili pasi përfitoi hapësirën e duhur, me një predhë të vërtetë edhe për herë të pestë në këtë ndeshje mposhti portierin vendas, Kobetiç.

Italo gol

BOMBA E ITALO OLIVEIRA DHE VARDARI SIGURON FITOREN NE TETOVE NDAJ RENOVESRENOVA – VARDARI 2:5(I. Oliveira 90')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Para shënimit të këtij goli, Nikolla Gligorov shpëtoi një gol të sigurtë të “gjipspunuesve”, kur goditjen e fuqishme të Argjent Gafurit e devijoi në rivënie nga këndi, nga e cila më pas vendasit pretenduan për një penalti, të cilën arbitri kryesor nuk e akordoi, me ç’rast në vijim të aksionit Vardari shënoi edhe golin e fundit të këtij takimi, duke arritur kështu edhe deri tek fitorja e 8-të pas 13 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.

RENOVA

MOMENTI KUR GLIGOROV SHPETOI NJE GOL TE SIGURTE NE RRJETEN E SKUADRES SE TIJ, SI DHE PRETENDIMI I VENDASVE PER PENALTI

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Vardari tashmë me 26 pikë edhe më tej vazhdon përndjekjen e Shkëndijës, skuadër kjo që ka edhe dy ndeshje më shumë se kampionët në fuqi të vendit, por edhe 11 pikë më shumë. Në anën tjetër Renova me 17 pikë mbetet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply