Rakitiç: Buffon është një legjendë, do t’ia lija vendin tim në Botëror

Në prag të super sfidës së sontshme midis Juventusit dhe Barcelonës, e vlefshme për ndeshjet e grupit “D” të Ligës së Kampionëve Evropian, mesfushori “katalunas” , Ivan Rakitiç ka folur me shumë superlativa në adresë të portierit italian të Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

Ai thotë se është mëkat që një kampion si ai nuk do të jetë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”.

“Bufon në lot pas ndeshjes kundër Suedisë? Në ato momente do doja t’i lija vendin tim që ai të mos mungonte në Botëror. Bufon është unik. I ka dhënë shumë futbollit. Mëkat që nuk do të jetë në Rusi. Nuk e meriton një gjë të tillë” – tha mesfushori kroat, i cili më pas foli gjithashtu edhe për ndeshjen e vështirë që e pret skuadrën e tij sonte në Juventus Stadium: “Sezonin e kaluar në këtë fushë pësuam disfatë 0:3, por, këtë vit kemi disa avantazhe. Grupi është më i bashkuar. Do të përballemi me një skuadër që di të vlerësojë dhe të administrojë çdo rezultat. Objektivi ynë është i qartë, fitore ndaj Juves”.

Ndeshja midis Juventusit dhe Barcelonës starton në ora 20:45.

Leave a Reply