Siti me përmbysje kalon edhe pengesën e quajtur Hadersfield (VIDEO)

Mançester Siti me përmbysje ka vijuar serinë e fitoreve në Premierligë, pasi sot në ndeshjen e fundit të javës së 13-të mundi Hadersfieldin me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola e nisën keq takimin pasi në minutat shtesë të pjesës së parë mbrojtësi argjentinas, Otamendi, shënoi një autogol duke kaluar vendasit në avantazh.

Megjithatë me rikthimin në fushë Siti barazoi gjithçka pas një 11 metërshi të kthyer në gol nga Kun Aguero në minutën e 47-të.

Fitoren skuadrës së Guardiolës ia siguroi Rahim Serling, i cili në minutën e 84-të arriti të mposhtë portierin kundërshtar, i cili fillimisht ndali goditjen e Zhesus, mrëpo topi i devijuar qëlloi Sterling, i cili me shumë fat shënoi në rrjetën e vendasve, duke i siguruar fitoren e 12-të Sitit gjatë këtij edicioni, ku ka të regjistruar edhe një barazim.

Falë kësaj fitore Mançester Siti tashmë ka plotë 37 pikë, 8 më shumë se Junajtedi i Murinjos që renditet në vendin e dytë, ndërkohë Hadersfieldi me 15 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply