Reagimi i “çmendur” i Mevlan Adilit pas golit te Suhejl Muharemit (VIDEO)

Supergoli i talentit të FC Shkupit, Suhejl Muharemi ndaj Pelisterit sot në Manastir ka gëzuar tifozë të shumtë të skuadrës nga Çairi, ndërsa në mesin e tyre edhe futbollistin e UTA Arad, Mevlan Adili.

Ish futbollisti i FC Shkupit që tashmë po luan në Ligën e Dytë të Rumanisë, ndjek çdo ndeshje të FC Shkupit përmes platformës së FFM-së, ndërsa nga përballja e sotme bie në sy reagimi i tij pas shënimit të golit të barazimit nga talenti Muharemi, që ishte kryevepër në vete.

Adili ka inqizuar me cellular momentin e golit nga TV-ja, ndërsa ka bërtitur si i “çmendur”, pas atij finalizimi përfekt. Të njejtën Adili e ka publikuar në rrjetin social “instangram”, me materialin që mund ta shihni në videon më poshtë.

Leave a Reply