Talenti 16-vjeçar Muharemi me një euro gol i siguron barazimin FC Shkupit (VIDEO)

Një eurgol i shënuar nga ana e talentit 16-vjeçar, Suhejl Muharremi i ka dhënë barazimin skuadrës së FC Shkupit në transfertën ndaj Pelisterit, në të cilën ndeshje Shkupi edhe përkundër disavantazhit prej 2:0, në fund e mbylli ndeshjen me reuzltatin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Suhejl Muharremi në minutën e 85-të u inkuadrua në lojë, ndërsa nuk kaluan as 50 sekonda të plota dhe me të majtën e tij shënoi një super gol, që në fund i siguroi një barazim të artë skuadrës së FC Shkupit nga kjo transfertë në Manastir.

Riste Markoski gol

PELISTERI AVANSON NDAJ SHKUPIT, MARKOSKI SHENON NJE SUPER GOLPELISTERI – SHKUPI 1:0(R. Markoski 28')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Ndryshe pjesa e parë foli për Pelisterin, skuadër kjo e cila avansoi me rezultatin 2:0. Riste Markoski në minutën e 28-të lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës së Suat Zendelit,  i cili nuk arriti që të ndal këtë goditje të fuqishme të futbollistit vendas.

Nuk vonoi shumë dhe 10 minuta më pas vendasit e Pelisterit me anë të brazilianit Lukas shënuan edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Lukas gol ndaj Shkupit

SUPER GOLI I BRAZILIANIT, LUKAS NDAJ SHKUPITPELISTERI – SHKUPI 2:0(Lukas 38')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu në lojë inkuadroi Alen Jasharoskin dhe Fatih Ismailin, të cilët sollën një freski në rradhët e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët luajtën shumë më mirë në këtë pjesë.

Mbella në minutën e 80-të mjaft mirë depërtoi nga e majta, duke kthyer topin brenda 5-metërshit të portierit Petrovski, i cili i befasua nga ana e bashkëlojtarit të tij, Bllagoja Ljamçevski, i cili shënoi në rrjetën e gabuar.

Ljamcevski auto gol ndaj Shkupit

SHKUPI NGUSHTON EPERSINE E PELISTERITPELISTERI – SHKUPI 2:1(B. Ljamçevski 80' a.g)

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Ky gol shtoi edhe më shumë shpresat e mysafirëve, të cilët kërkonin edhe golin e barazimit, ndërsa për këtë qëllim trajneri Nuhiu vendosi që në lojë të inkuadroi sulmuesin 16-vjeçar, Suhejl Muharemi, i cili e shpërbleu atë me një super gol, edhe atë vetëm pas 50 sekondave të kaluara në fushën e blertë.

Stojkoski nga e djathta i vodhi një top Petar Ljamçevskit dhe menjeherë pasoi brenda zonës për sulmuesin e talentuar shqiptarë, Suhejl Muharemi, i cili nuk mendoi shumë dhe me të majtën e tij shënoi një euro gol, duke barazuar shifrat në 2:2.

SUHEJL MUHAREMI

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLTALENTI SUHEJL MUHAREMI SHENON NJE EURO GOL PER BARAZIM TE REZULTATIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKUPI 2:2(S. Muharemi

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Ishte ky barazimi i 5-të këtë edicion për FC Shkupin, që me 20 pikë të tubuara arriti që të ruaj pozitën e 6-të në tabelën e klasifikimit, ndërkohë Pelisteri me 16 pikë tashmë renditet në pozitën e parafundit.

Leave a Reply