Eckoski, kryesori i takimit derbi në Çair midis Shkupit dhe Vardarit

Të dielën në elitën e futbollit vendor zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të, ku e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Çair, aty ku mejdanin do të ndajnë Shkupi dhe Vardari, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për dy skuadra që njohin mirë njëri tjetrin, për më shumë se ndeshja e së dielës do të jetë e treta e zhvilluar brenda këtij sezoni. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni Vardari kishte mundur “pëllumbat”  nga Çairi me reuzltatin 1:0, teksa një ditë më parë në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales, Vardari dhe Shkupi në stadiumin e Gjorçe Petrovit barazuan 1:1.

Këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja ekipet e drejtoi arbitri Aleksandar Stavrev, ndërkohë sa i përket takimit midis tyre në kampionat, kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri Marjan Eckoski nga Ohri, të cilit do ti ndihmojnë dyshja nga Prilepi Ilço Jordanoski dhe Zoran Kostoski.

Ndeshja në Çair do të startojë në ora 13:00, njëjtë sikurse edhe të gjitha ndeshjet e javës së 18-të, ku me mjaft interes do të priten edhe ato në Tetovë midis Shkëndijës dhe Pelisterit, ku drejtësinë do të ndajë strugani Jovan Kaçevski si dhe ajo në Strumicë midis Akademia Pandev dhe Sileksit, me arbitër kryesor Dimitar Meçkarovski, transmeton “infOSport.mk”.

Shkupjani Aleksandar Stavrev është caktuar për derbin lokal midis Rabotniçkit dhe Skopjes, teksa drejtësinë në ndeshjen në Prilep midis Pobedës dhe Renovës do ta ndajë Krumislav Gjorgjiev nga Shtipi.

Leave a Reply