ZYRTARE, Handanoviç vazhdon kontratën me Interin

Interi edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me portierin slloven, Samir Handanoviç. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Milano, duke njoftuar se Handanoviç “zikaltër” do të mbetet deri me 30 qershor të vitit 2021.

Gardiani slloven po kalon momente shumë të mira me “nerroaxurët”, duke qenë ndër titullarët e padiskutueshëm në 14 ndeshjet e këtij sezoni, ku Interi figuron lartë, në pozitën e dytë me 36 pikë, dy pikë më pak se Napoli kryesues.

Handanoviç në 1260 minuta të kaluara në fushë me Interin në ndeshjet e Serie A ka pësuar vetëm 10 gola.

Gardiani 33-vjeçar në “Xhuzepe Meaca” erdhi gjatë sezonit 2012-2013 nga rradhët e Udinezes, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Domzhale, për të cilën aktualisht luajnë dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani.

Leave a Reply