Sampaoli lëvdërohet: Kam përfaqësuesen më të mirë në botë dhe histori!

Goglat e shortit Argjentinën e nxjorri së bashku në grup me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. Trajneri i përfaqësueses argjentinase, është optimist se pas kualifikimit në momentet e fundit dhe mbi të gjitha duke patur me vete Leo Messi, ai drejton ekipin më të mirë në historinë e futbollit.

“E di se mbi kë futbollistë do të besoj, pasi u largua presioni i kualifikimit. Kam ekipin më të mirë në botë dhe më të mirin në histori”, është shprehur pas hedhjes së shortit, Sampaoli.

Kjo është arsyeja pse Sampaoli është i bindur që Argjentina do të rritet nga tani e tutje, sikurse deklaroi dhe Maradona:

“Tani kemi mundësinë që të shfrytëzojmë këtë periudhë dhe të luajmë më mirë. Gjatë eliminatoreve, kombëtarja shfaqi mes vështirësive edhe disa sinjale pozitive të ngushta me atë që nevojitet, por duhet përmirësuar ende. Ne kemi sigurinë se kemi ekipin e aftë për të arritur kreun e grupit”, tha Maradona.

Kujtojmë që Botërorin e fundit që u zhvillua në Brazil, Argjentina u eliminua në finale nga Gjermania.

Leave a Reply