Shihni këto statistika të “çmendura” të De Gea-s ndaj Arsenalit

Derbi ndeshja e javës së 15-të në Premierligën angleze midis Arsenalit dhe Mançester Junajtedit, u ka takuar këtyre të fundit me rezultatin 1:3. Dy gola në këtë ndeshje për Junajtedin realizoi Linegard, ndërsa një tjetër realizoi Valencia, mirëpo pa dyshim se një ndër më meritorët e kësaj fitore të skuadrës nga “Olld Traford” ishte portieri, David De Gea.

Portieri spanjoll në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium” bëri 14 pritje të “çmendura”, më shumë se çdo portier tjetër deri më tani këtë sezon, shkruan Sky Sports. Ai në këtë mënyrë përmirësoi rekordin e tij personal të këtij sezoni, kur në një tjetër ndeshje derbi, ndaj Çelzit të Antonio Kontes, kishte bërë 7 pritje.

Leave a Reply