Lajm jo i mirë për Napolin në prag të ndeshjes me Fejenordin

Lajme jo të mira për trajnerin Sarri dhe Napolin e tij në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Fejenordit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Sulmuesi i tyre më në formë, Lorenco Insinje thuhet se do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës. Ai nuk u paraqit në stërvitjen e së dielës, duke rritur dyshimet për mungesën e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës “napolitane” që të premten në kuadër të Serie A pësoi disfatën e parë të sezonit nga Juventusi (0:1).

Kujtojmë që Napoli duhet të mundë Fejenordin dhe njëkohësisht të shpresoj që Mançester Siti të mund Shakhtar Donjetskun, në mënyrë që të arrijë të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Aktualisht Napoli me 6 pikë renditet në pozitën e tretë në grupin “F”, teksa Shakhtari me 9 pikë mban pozitën e dytë.

Leave a Reply