Kupa e Mbretit, 1/8 e finales, Bardhi me Levanten e tij si dhe dy skuadrat gjigande Barça dhe Real mësojnë kundërshtarët

Në Spanjë është hedhur shorti i Kupës së Mbretit për fazën e 1/8 së finales, teksa janë mësuar edhe kundërshtarët e skuadrave të mëdha, Barcelonës dhe Realit të Madridit, si dhe skuadra kundërshtare e Levantes së Enis Bardhit.

Shorti ka rezultuar shumë bujar me Realin e Madridit  që në këtë fazë për kundërshtarë do të ketë Numansian, ndërkohë Barcelona ka hasur në një kundërshtarë më të fortë, siç është Selta Vigo, skuadër kjo e cila në ndeshjen e fundit kampionale i shkëput dy pikë Barcelonës në “Kamp Nou” duke barazuar me rezultatin 2:2.

Enis Bardhi me Levanten e tij do të ketë përballë Espanjollin, Valencia për kundërshtarë do të ketë Las Palmasin, teksa Lleida që mposhti Real Sociedadin e Adnan Januzajt në këtë fazë do të përballet me Atletiko Madridin.

Surpriza më e madhe e quajtur, Formentera, që kishte eliminuar Atletik Bilbaon në ndeshjet e 1/8 së finales do të përballet me Alavesin, Viljareali për një vend në çerekfinale do të luftojë përballë Leganes, teksa Kadizi që eliminoi Betisin, sërish do të përballet me një skuadër nga i njëjti qytet, Seviljën.

Ndeshjet e para në program janë me datë 03 janar të vitit 2018-të, ndërkohë ato kthyese një javë më pas.

 

KUPA E MBRETIT
Ndeshjet e 1/8 së finales
Numancia-Real Madrid
Selta-Barcelona
Lleida-Atletiko
Formentera-Alaves
Kadiz-Sevilja
Leganes-Viljareal
Las Palmas-Valencia
Espanjoll-Levante

 

Leave a Reply