Liga e Kampionëve, “infOSport.mk” ju sjellë kombinimet e së martës

Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian në program janë ndeshjet e fundit të grupeve A, B,C dhe D, ku edhe përfudimisht do të mësojmë se cilat skuadra do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për fazën eliminatore të këtij kompeticioni, kush do të përfundojë në Liga Europa dhe kush do i jap lamtumirën Europës.

Në turin tjetër të Ligës së Kampioneve deri tani kanë kaluar Barcelona, PSZH-ja, Bajern Munihu, Çelzi, Beshiktashi, Mançester Siti, Real Madridi dhe Totenhami.

Në vijim “infOSport.mk” ju sjellë kombinimet e ndeshjeve të së martës që përcaktojnë se cilat skuadra do të kualifikohen për më tej dhe renditjen në grupet përkatëse.

GRUPI A
Mançester Junajtid-CSKA Moskë
Benfika-Bazel
Renditja:
Mançester Junajtid 12 pikë
Bazel 9
CSKA Moskë 9
Benfika 0

Mançester Junajtedit i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin A. Edhe nëse mundet dhe Bazeli e CSKA e arrijnë me pikë, diferenca e golave në ndeshjet direkte i mundëson të jetë i qetë për kualifikimin, nëse nuk mundet me 7 gola diferencë.

Bazeli kualifikohet nëse regjistron të njëjtin rezultat me CSKA, cilido qoftë ai, meqë ka një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte. Bazeli nuk do të kualifikohej nëse në rast fitoreje të dyfishtë me pikë të barabarta, CSKA do të fitonte me një diferencë nga 3 deri në 6 gola.

CSKA duhet të bëjë më shumë pikë se Bazeli për t’u kualifikuar. Nëse të dy skuadrat fitojnë, rusëve u duhet të regjistrojnë një diferencë prej 5 golash.

GRUPI B
Bajern Munih-PSZH
Selltik-Anderleht
Renditja:
PSZH 15 pikë
Bajern Munih 12
Selltik 3
Anderleht 0

PSZH dhe Bajern Munihu kanë siguruar kualifikimin por luajnë për vendin e parë. PSZH ka fituar 3:0 ndeshjen e parë dhe ka një golavarazh të përgjithshëm më të mirë, ndaj “bavarezët” për të siguruar vendin e parë do të duhet të mundin “parisienët” me një diferencë prej 4 golash. Selltiku duket i sigurtë në vendin e tretë dhe për ndeshjet e Liga Europa, sidomos pas asaj fitore 0:3 në ndeshjen e parë ndaj Anderlehtit në transfertë, ashtu që sonte edhe një disfatë deri në dy gola do ju siguronte atyre pozitën e tretë, në të cilën ndodhen aktualisht.

GRUPI C
Roma-Karabaku
Çelzi-Altetiko Madrid
Renditja:
Çelsi 10 pikë
Roma 8
Atletiko Madrid 6
Karabaku 2

Skuadra kampione e Anglisë, Çelzi vetëm se është kualifikuar, mirëpo për të siguruar vendin e parë, do të duhet të mund Atletiko Madridin, ose në të kundërtën të shpreson në një disfatë të Romës. Këta të fundit do të ishin kualifikuar me fitore eventuale ndaj Karabakut në “Olimpiko”,  ose nëse Atletiko Madridi nuk fiton në transfertën në Londër. Roma me fitore do të renditej në pozitën e parë në grup, mirëpo gjithnjë duke shpresuar në një disfatë të Çelzit. Në anën tjetër shpresa e vetme që Atletiko Madridi të kaloj më tej, është që të mundin Çelzin, por njëkohësisht një gjë të tillë të bëjë edhe Karabaku i Ansi Agollit në ndeshjen ndaj Romës në Itali.

GRUPI D
Olimpiakos-Juventus
Barcelona-Sporting Lisbona
Renditja:
Barcelona 11 pikë
Juventus 8
Sporting 7
Olimpiakos 1

Barcelona që xhiron e kaluar siguroi vendin e parë në grup, teksa për vendin e dytë do të diskutojnë Juventusi dhe Sportingu i Lisbonës.

Skuadra kampione e Italisë kualifikohet me një fitore, ose nëse Sportingu nuk arrin të fitojë pasi ka një bilanc më të mirë në rast barazie pikësh.

Në anën tjetër skuadra portugeze duhet të fitojë dhe të shpresojë që Juventus nuk e bën një gjë të tillë për t’u kualifikuar.

Leave a Reply