Janevski: T’i fitojmë pikët e para në Evropë nesër ndaj Rosenborgut

Vardari të enjten mbyll pjesëmarrjen debutuese e historike, por në të njejtën kohë edhe terorizuese në grupet e Liga Europës. Pesë humbje në po aq ndeshje, pjesa më e madhe me rezultat të thellë bënë arritjen historike të Vardarit të ngjajë në mankth të vërtetë, por nga skuadra shkupjane kur kanë arritur para ndeshjes së fundit në grup të enjten kundër Rosenborgut të Norvegjisë në Shkup kërkojnë përshëndetje me nder me shpresë për pikë të para në fazën e grupeve.

“Mendoj që nuk ka se nuk ka shumë se çfarë të flasim. Për ne kjo është ndeshja e fundit. Kjo ishte e mirë për ne që të përfitojmë përvojë si futbollistët si trajnerët por edhe stafi teknik në përgjithësi e pamë se si është të luhet në kësi lloje lige. Në këtë ndeshje të fundit, ne duam t’i fitojmë pikët e para dhe përveç përvojës ne duhet të shikojmë edhe në aspekt të rezultatit. Nesër kemi rastin shansin e fundit për t’i fituar pikët e shumë dëshiruara”, ka thënë trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski në konferencën për shtyp para sfidës me Rosenborgun.

Leave a Reply