Derbi Junajted-Siti thyen rekordin e shikueshmërisë, vetëm 4 shtete në botë nuk do e ndjekin

Vetëm edhe një ditë nga ndanë nga super ndeshja midis Mançester Junajtedit dhe  Mançester Sitit në Premierligën angleze, njofton “infOSport.mk”.

Një ndeshje kjo që pritet të jetë spektakolare, jo vetëm për yjet në fushën e “Old Trafford”, por edhe për klasifikimin, duke qenë se dy skuadrat nga qyteti i Mançesterit po i prijnë vallës në renditje, me Sitin në vendin e parë që ka 43 pikë dhe Junajtedin në vendin e dytë që ka 8 pikë më pak.

“Djajtë e kuq” kanë nevojë për fitore, me të cilën do ishin më afër “pasanikëve”, kurse në anën tjetër Kun Aguero me shokë, në rast suksesi mund të shpresojnë si asnjëherë më parë deri tek titulli kampion.

Po ashtu kjo ndeshje sjellë përballë dy trajnerët më fitues të futbollit botëror, Murinjo dhe Guardiola.

Për këto arsye, ndeshja në fjalë, që do të luhet nesër me fillim në ora 17:30, pritet të thyejë rekordin, duke qenë më e ndjekura në historinë e kampionatit anglez.

Sipas “Sky” që ka të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Premierligës kjo ndeshje do të jetë më e shikuara në historinë e futbollit dhe e njëjta do të trasmetohet direkt në gjithë botën, përveç 4 vendeve: Koresë së Veriut, Kubës, Moldavisë dhe Saint Kits e Nevis. Sky parashikon që kjo ndeshje ta kalojë rekordin e 4.081 milionë spektatorëve, gjithmonë të derbit të Mançesterit, të vitit 2012.

Leave a Reply