Laçi i shkakton disfatën e parë  Skënderbeut, fiton Partizani i Asanit (VIDEO)

Laçi i ka shkaktuar disfatën e parë Skënderbeut në Superligën shqiptare. Në këtë ndeshje ka vendosur një gol i Uzunit i shënuar pas dy minutave lojë në pjesën e dytë. Pas këtij goli korçarët u përpoqën të shënojnë, mirëpo pa mundur ta barazojnë rezultatin. Si duket edhe lodhja në këtë ndeshje e ka bërë të veten, pasi Skënderbeu në kushtet kur shumica e skuadrave tjera të Superligës shqiptare po zhvillojnë ndeshjet e tyre të 14-ta, ata sot në transfertën ndaj Laçit zhvilluan ndeshjen e tyre të 30-të, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Liga Europa.

Për dallim nga Skënderbeu, Partizani i Jasir Asanit i është gëzuar fitores përballë Teutës, edhe atë falë një goli të shënuar në minutën e katërt shtesë nga ana e Bathas, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Partizani 2, Teuta 1. Ndryshe të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin durrsakët, kur Tarik Cmajcanin në minutën e 19-të shënoi për 0:1. Reagimi i vendasve erdhi shumë shpejtë, pasi trashi vetë 4 minuta më vonë barazoi shifrat në 1:1, teksa Batha vendosi për fitoren e 6-të këtë edicion të Partizanit.

Fitore minimale në ndeshjet e së dielës në Superligën shqiptare shënoi edhe Luftëtari që në transfertë me rezultatin minimal 0:1 mundi Kamzën.

Leave a Reply