Shkëndija e Tetovës shumë pranë reprezentuesit kosovar

Derisa futbollistët e Shkëndijës ndodhen në pushim, drejtuesit e skuadrës tetovare janë duke punuar në përforcimin e skuadrës, me qëllim që gjatë stinorit pranveror të përfundojnë punën e mirë të bërë gjatë stinorit vjeshtor, kur e mbyllën si kampion me diferencë dyshifrore të pikëve ndaj kampionëve aktual të Vardarit.

“InfOSport.mk” mëson se drejtuesit e Shkëndijës janë shumë afër akordit me futbollin e Gjilanit, Armend Thaqi, që njëherit është edhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës.

Pikërisht paraqitjet e shkëlqyeshme me fanellën e skuadrës së Gjilanit, bënë që ai të merr një ftesë për në përfaqësuesen kosovare me të cilë debutoi në fitoren 4:3 ndaj Letonisë, ndërsa gjithashtu për shërbimet e tij të interesohen edhe disa skuadra nga jashtë Kosovës.

Përveç Shkëndijës, interesim për shërbimet e Thaqit “infOSport.mk” mëson se ka edhe nga dy skuadrat e njohura shqiptare, Skëndërbeu dhe Kukësi.

Ndryshe bëhet fjalë për një mbrojtës të krahut të djathtë, i cili  cilësohet si një nga më të mirët në pozicionin e tij në futbollin kosovar. Ai karrierën e tij e kishte nisur te Hajvalia, për të nënshkruar kontratën e parë profesionale me Prishtinën, nga e cila skuadër në vitin 2016-të iu bashkua Gjilanit.

24-vjeçari Thaqi që njihet për shpirtin e tij luftarak, me Gjilanin ka kontratë deri në fund të edicionit aktual, ndërsa edhe vetë dëshira e tij është që të provoj veten jashtë futbollit kosovar. Mbtetet të shihet nëse do të përzgjedh Shkëndijën dhe kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës tetovare, dhe nëse një transferim i tillë do të ndodhte tani gjatë merkatos së janarit, apo ndoshta edhe gjatë verës.

 

Leave a Reply