Enis Bardhi do të mungojë ndaj Seviljes?

Futbollisti shkupjan Enis Bardhi mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës në kampionatin spanjoll të La Ligës që skuadra e tij e Levantes do ta luajë ndaj Seviljes. Reprezentuesi i Maqedonisë ka pasur disa probleme në stërvitjen e fundit dhe është detyruar të stërvitej në veçanti me disa prova të lehta.

Pas ndeshjes së vështirë përballë Atletik Bilbaos, 22 vjeçari nga Shkupi ndjenë se ka nevojë për pushim dhe me shumë gjasa mund të lirohet nga trajneri i Levantes për ndeshjen me Seviljen.

Bardhi me Levanten ka të zhvilluar 14 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar edhe 4-t gola.

Leave a Reply