Super goli i Eljesa Nezirit ndaj Zhelezarecit (VIDEO)

Mbrëmë në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava u zhvillua ndeshja e javës së 12-të në elitën e futsalit vendor midis Juventus Seravës dhe Zhelezarecit, njofton “infOSport.mk”. Vendasit në këtë ndeshje shkëlqyen duke shënuar fitore me rezultatin 9:2, ndërsa qershia mbi tortë ishte pikërisht goli i fundit i shënuar nga lojtari i talentuar, Eljesa Neziri.

Ai shënoi një super gol me të majtën e tij në çastet e fundit të takimit, duke dëshmuar cilësitë e tij të larta në futbollin në palestër.

Eljesa Neziri, super gol

Bomba e Eljesa NEZIRIT ne ndeshjen e mbremshme ndaj Zhelezarecit, ne te cilen ndeshje Juventus Serava shenoi fitore me rezultatin 9:2!

Публикувахте от infosport.mk в 18 декември 2017 г.

Rikujtojmë Neziri sezonin e kaluar ishte pjesë e Futsal Shkupit, me të cilët u shpall kampion, ndërsa para dy javëve u rikthye në klubin nga Serava.

Neziri mbrëmë ndaj Zhelezarecit realizoi dy gola, po aq sa shënoi edhe Reshat Ali, 3 gola shënoi Jakup Ramadani, ndërsa nga një shtuan edhe Erkan Shabani dhe Besnik Trstena.

 

Leave a Reply