Luis Suarez dhe Messi po nokautojnë Realin në “Bernabeu”(VIDEO)

Barcelona falë dyshes Luis Suarez-Lionel Messi po nokauton Realin e Madridit midis “Santiago Bernabeut”, për më tepër kur në 25 minutat e fundit të ndeshjes skuadra “katalunase” do të luaj me një futbollist më shumë në fushë pas përjashtimit të Karvahal me të kuq në minutën e  64-të, kur me dorë ndali një gol të sigurtë në rrjetën Navas, njofton “infOSport.mk”.

Këtu nuk kishte dyshime dhe arbitri kryesor me plotë të drejtë i tregoi kartonin e kuq dhe njëkohësisht në pikën e bardhë, nga e cila i saktë doli të jetë Lionel Messi, që në ato momente shënoi për 2:0.

Ndryshe autorë i golit të parë për Barcelonën në këtë super përballje ishte Luis Suarez në minutën e 54-të, kur mysafirët nga “Kamp Nou” përmes një super aksioni thyen heshtjen e golave.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, edhe përkundër një dominimi të lehtë të Realit të Madridit, që kishte dy mundësi të mira me Ronaldon dhe Benzeman, por pa mundur që të gjej rrugën e rrjetës.

Ndërkohë në krahun tjetër rasti më i rrezikshëm për blaugranët ishte ai i Paulonjos, i cili u ndal nga Karlos Navas në dy raste flagrante.

Leave a Reply