Terim debutoi me fitore te Galatasaraji, mundën Gozetepen e Jahoviç (VIDEO)

Fatih Terim ka debutuar me fitore në bankinën e Galatasarajit, te e cila skuadër u rikthye edhe për herë të katërt në karierën e tij si trajner, duke zëvendësuar në postin e trajnerit strategun kroat, Igor Tudor, njofton “infOSport.mk”.

Galatasaraji me “Imperatorin” në krye mundi ekipin e Adis Jahoviç, Gozetepe me rezultatin 3:1. Ishte pikërisht boshnjaku nga Maqedonia, Jahoviç, ai i cili realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire në këtë ndeshje nga pika e bardhë, teksa autorë të golave për Galatan në këtë ndeshje ishin Rodrigez (19’), Ooztekin (53’) dhe Maikon (70’).

Me këtë fitore Galatasaraji sërish doli në vendin e dytë me 35 pikë, një më pak se Bashakshehiri i vendit të parë që sot në kuadër të javës së 17-të në transfertë mundi ekipin e Kasimpasa.

Leave a Reply