Kejn thyen rekordin e Alan Shirer dhe Lionel Messi

Totenhami në këto momente po zhvillon ndeshjen e javës së 20-të në Premierligë ndaj Sautemptonit. Ndeshja nisi mbarë për “spërsat” të cilët avansuan vetëm pas 22 minutave lojë falë golit të parë të Hari Kejn. Ishte ky goli numër 37-të për sulmuesin anglez të Totenhamit, duke tejkaluar rekordin e Alan Shirer nga viti 1995.

Në minutën e 39-të Kejn shënoi edhe golin e dytë personal, duke ngritur epërsinë e vendasve në 2:0, me të cilin gol këtë herë tejkaloi argjentinasin, Lionel Messi, sa u përket golave të shënuar në nivel klubesh dhe kombëtaresh për gjatë vitit 2017-të.

Me dy golat e Heri Kejn u mbyll pjesa e parë, ndërsa në 5 minutat e para të pjesës së dytë Totenhami realizoi edhe dy gola të tjerë, kësaj rradhe me autorë Dele Ali dhe Son Heung-Min, duke bërë që Totenhami në 30 minuta para fundit të takimit të avansojë edhe me rezultatin 4:0.

Leave a Reply