Ish trajneri i Shkëndijës merr drejtimin e Kukësit!

Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Kukësi për momentin është pa trajner. Nëpër media të ndryshme qarkullojnë shumë emra për pasardhësin e serbit Milenkoviç, mirëpo për momentin asgjë nuk ka zyrtare. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i ish trajnerit të Shkëndijës, Ardian Kozniku, i cili gjatë karrierës së tij aktive si futbollist kishte fanellën e kombetares kroate.

Por gjithçka si duket ka mbetur në nivelin e “interesimit”, pasi ka qenë vetë Kozniku që ka pranuar se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Kukësit, edhe pse nuk fsheh se do të ishte i interesuar që të drejtonte këtë klub në të ardhmen.

“E respektoj interesimin e klubit të Kukësit, por unë nuk kam marr ndonjë ofertë zyrtare. Nëse më bëhet një e tillë, do ta pranoja me kënaqësi dhe me gjithë zemër. Por, derisa nuk ka oferte serioze nuk mund të them asgjë. Unë për momentin punoj dhe veproj në Kroaci”, – ishin fjalët e 50-vjeçarit për “Telegrafi”.

Rikujtojmë Kozniku udhëhoqi Shkëndijën nga fillimi i shtatorit të vitit 2014 deri në fundin e marsit të vitit 2015-të.

Leave a Reply