Aleksis Sançez te Siti! Ja përgjigja e Guardiolas

Mançester Siti gjatë ditës së sotme luajti vetëm baraz pa gola ndaj Kristal Palas në transfertë, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë skuadra e trajnerit Roj Hoxhson ndali serinë prej 18 fitoreve të njëpasnjëshme të “pasanikëve” nga Mançesteri, ndërsa përveç që humbi dy pikë, Siti në këtë ndeshje humbi edhe dy futbollistë mjaft të rëndësishëm, Gabriel Zhesus dhe Kevin De Brujne.

Sulmuesi brazilian do të mungojë pak më shumë se një muaj nga fushat e futbollit, teksa sa i përket belgut, ndaj tij pritet që gjatë ditës së nesërme të bëhen ekzamenimet mjekësore, e më pas të caktohet shkalla e lëndimit dhe mungesa e tij eventuale.

I pyetur nëse këto dëmtime do të shtyejnë për të transferuar futbollistë të rinj gjatë merkatos së janarit, më konkretisht për Aleksis Sançez, Guardiola me përgjigje: “Duhet fillimisht të shohim gjendjen e Zhesus dhe De Brujne dhe më pas do shohim. Sa i përket Aleksis Sançez, ai është një futbollist i Arsenalit dhe ai do të mbetet aty”.

Leave a Reply