Golden Stejti fiton Memfisin, shkëlqen Kerri (VIDEO)

Golden Stejti rigjen fitoren, duke mundur Memfisin me rezultat 141:128. Ylli i “Verriorsave” Kerri, ishte më i miri mbi parket, me 38 pikë të shënuara në 25 minuta lojë të zhvilluar, ndërsa te Memfisi u dallua Gasol me 27 pikë të realizuara.

Ndërkohë, Klivlendi regjistroi edhe disfatën e tretë me radhë, pasi kësaj radhe u mundën në transfertë nga Juta me shifra të ngushta 104:101. Basketbollisti kryesor në fitoren e Juta-s ishte Miçel me 29 pikë të shënuara, ndërsa aq realizoi edhe Lebron Xhejms i Klivlendit. Në ndeshjet tjera më interesante, Detroiti triumfoi ndaj San Antonios me rezultat 93:79, ndërsa Orlando u mposht në shtëpi nga Majemi me shifra 111:117.

Leave a Reply