Mihajlloviç shkarkohet me një telefonatë pas mesnate

Me një telefonatë edhe atë në ora 01:00 pas mesnate është shkarkuar trajneri i Torinos, Sinisha Mihajlloviç. Ka qenë vetë drejtori sportiv Petraki, ai i cili ia ka kumtuar lajmin strategut serb, i cili pas një viti e gjysmë të kaluar te skuadra torineze, tashmë do të duhet të kërkoj një skuadër tjetër.

Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Torinos është Valter Maxarri, i cili së fundmi ka drejtuar ekipin anglez të Uatfordit, ndërsa në Itali gjithashtu kishte udhëhequr skuadrat e njohura si Napoli, Inter dhe Sampdoria.

Leave a Reply