Lioni, 10 mln euro për Elmaz, Fenerbahçe i refuzon  

Elif Elmaz ende nuk ka bërë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Fenerbahçes, mirëpo edhe përkundër këtij fakti ai vazhdon të tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja turke, “Milliyet” në adresë të Fenerbahçes ditët e para të këtij viti kishte arritur një ofertë prej 10 milion euro nga Lioni për shërbimet e shkupjanit, i cili megjithatë nuk do të shitet.

Një gjë të tillë kanë bërë të qartë vetë drejtuesit e Fenerbahçes, të cilët te Elmas shohin për të ardhmen, madje trajneri Koçoman, po sheh mundësinë e largimit të Van Persi, për ti bërë një vend talentit 18-vjeçar.

Rikujtojmë Elmas te gjigandët turq u transferua verën e vitit që lamë pas nga rradhët e Rabotniçkit, mirëpo mosha e tij e re, ende pa i mbushut të 18-tat i pamundësoi atij që të luaj me fanellën e Fenerbahçes. Mirëpo tashmë gjithçka është në rregull dhe Elmas nga janari ka të drejtë loje me skuadrën turke, që pritet ti jep mundësinë në ndeshjet e këtij viti.

Leave a Reply