Vazhdojnë vuajtjet e Interit

Interi edhe në ndeshjen e 5-të me rradhë nuk arrinë të shënojë fitore në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “neroaxurre” sonte në “Artemio Franki” në ndeshjen e javës së 20-të barazoi 1:1 ndaj Fiorentinës. Pas pjesës së parë pa gola Mauro Ikardi kaloi në epërsi Interin në minutën e 55-të, ndërsa barazimin Fiorentina e siguroi në minutat shtesë të takimit me anë të Xhovani Simeone.

Interi me 42 pikë mbetet në pozitën e tretë, ndërsa Fiorentina me 28 pikë renditet në pozitën e 8-të. Me po të njëjtin rezutat 1:1 u mbyll edhe ndeshja e parë e ditës së sotme, ajo midis Kievos dhe Udinezes.

Leave a Reply