Dy super basketbollistët amerikan të Shkupit vazhdojnë në Bosnje

Dy basketbollistët amerikan të Shkupit, i kanë dhënë lamtumirën skuadrës nga Çairi, duke prishur kontratën, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht janë pjesë e skuadrës boshnjake të Sloboda.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Xhozef Tejlor (203 cm) dhe Tajron Haris (188 cm), të cilët mbrëmë kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë me skuadrën boshnjake, e cila po përgatitet për ndeshjen e rradhës në kampionatin elitar boshnjak kundër skuadrës së Vogoshçe, ndeshje kjo që në program është me datë 13 janar.

Pikërisht në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i tyre, ndërsa me siguri se largimi i tyre do të ndikojë në lojën e Shkupit, duke pasur parasysh se që të dy ishin ndër liderët kryesor të skuadrës nga Çairi.

26-vjeçari Haris kishte një minutazh prej 37:58 minuta për ndeshje, me një mesatare prej 16.8 pikësh për ndeshje, ndërkohë Tejlor largohet nga Shkupi me një minutazh prej 38:34 minutash për ndeshje, dhe shifra impresionuese prej pikësh për ndeshje, një mesatare pre 22 pikëve, 12.67 kërcimeve dhe 1.5 asistimeve.

Leave a Reply