Amir Bilali zëvendësues i Berishës te FC Shkupi?

Pas largimit të qendërmbrojtësit Sedat Berisha nga FC Shkupi, këta të fundit janë në kërkim të një futbollisti që do ta mbulojë këtë repart të fushës. Sipas informacioneve jozyrtare, nga tabori “bardhekaltër” e shohin si alternativ edhe Amir Bilalin për të marrë këtë rol te FC Shkupi, i cili njëashtu pëlqehet edhe nga trajneri Ardian Nuhiu.

Gjasat për kalimin e 23 vjeçarit te Shkupi bëhen edhe më të mëdha, pasi sot Bilali edhe përfundimisht ndërpreu bashkëpunimin me Rabotniçkin, duke mbetur kështu futbollist i lirë.

Gjithsesi përveç Shkupit, për Bialin janë të interesuara edhe shumë klube tjera nga vendi dhe Shqipëria, ndërsa ditëve në vijim pritet që definohet e ardhmja e tij.

Leave a Reply