Pakult debuton me fitore te Kukësi

Kukësi sot në Antalia të Turqisë, ku edhe po zhvillon fazën e përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit në Superligën shqiptare, ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese ndaj skuadrës së Kajserispor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga verilindja e Shqipërisë shënoi fitore, duke shënuar një start të mirë me trajnerin e ri në krye Peter Pakult. Kukësi mundi ekipin e Superligës turke me rezultat 2:1 falë golave të shënuar nga ana e Peposhit dhe Shametit, të cilët shënuan thuajse në të njëjtën minutë, atë të 21-të.

Golin e vetëm në këtë përballje për Kajserispor e realizoi mbrojtësi Atila Turan në minutën e 40-të.

Është kjo një fitore e madhe për Kukësin në këtë fazë të përatitjeve, duke pasur parasysh se Kajserispor në renditjen tabelare të Superligës turke, figuron lartë, duke u renditur në pozitën e 5-të me 30 pikë, po aq sa kanë edhe kampionët në fuqi të Beshiktashit në pozitën e katërt.

 

Leave a Reply