LPFM, njihuni me të gjitha transferimet e gjysmës së parë të merkatos së janarit

Kanë kaluar 15 ditë që nga hapja e afatit kalimtar të janarit, derisa klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë vetëm se kanë bërë lëvizjet e para në drejtim për të përforcuar organikën e tyre për pjesën pranverore të kampionatit, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e dimrit, Shkëndija në rradhët e veta ka sjellë tre emra të rinj, ku më i bujshmi është ai i Mevlan Adilit, i cili rikthehet sërish në Tetovë, pas aventurës së tij që pati në Rumani me skuadrën e UTA Arad. Përveç tij te Shkëndija erdhi edhe portieri Seladin Mustafi, si dhe futbollisti i talentuar Sabit Bilali.

Derisa 3 emra të rinj iu bashkuan skuadrës tetovare, po aq edhe u larguan. Pjesë e Shkëndijës më nuk do të jenë Stefan Vujçiç, Ivan Çelikoviç dhe Ilir Avdyli.

1.      SHKËNDIJA:
Futbollistë të ardhur: Mevlan Adili (UTA Arad), Sabit Bilali (FSV Luckenwalde), Seladin Mustafi (Teteksi-portier)
Futbollistë të larguar: Stefan Vujçiç (FC Shkupi), Ivan Çelikoviç (?), Ilir Avdyli (Kamza)

Nënkampionët e dimrit, Vardari, zyrtarisht ka transferuar tre futbollistët e Pelisterit, Kristian Toshevski, Jovan Popzlatanov dhe Matej Cvetanoski, ndërsa gjithashtu pjesë e “kuqezinjëve” do të jetë edhe portieri i talentuar, Filip Iliq, si dhe  brazilianin Jago Moreira Silva. Sa u përket largimeve nga kampi “kuq e zi”, deri më tani edhe zyrtarisht janë larguar braziliani, Italo Hoze Oliveira Dos Santos dhe Xhambul Xhigauri, ndërkohë shumë skuadra po interesohen për dyshen shqiptare të “kuqezinjëve”, Visar Musliu dhe Besir Demiri. Drejt largimit nga skuadra kampione në fuqi është Boban Nikolov, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Videotoni, pastaj Dare Velkovski, për të cilin interesim ka shprehur skuadra e Rijekës, ndërsa gjithashtu skuadra nga jashtë Maqedonisë interesohen edhe për portierin, Filip Gaçevski.

2.      VARDARI:
Futbollistë të ardhur: Kristian Toshevski, Jovan Popzlatanov, Matej Cvetanoski (Pelisteri), Filip Iliq (Metalurg-Portier), Jago Moreira Silva (Al Tadamon SC – Kuvajt)
Futbollistë të larguar: Italo Hoze Oliveira Dos Santos (?) Xhambul Xhigauri (?)

Sileksi dhe Akademia Pandev nuk kanë qenë edhe shumë aktiv në këtë merkato, duke angazhuar vetëm nga një futbollist, mirëpo gëzon fakti se nga këto dy skuadra nuk është larguar asnjë futbollist. Sileksi ka angazhuar Gjorgji Tanushev, nga rradhët e Borecit, teksa Akademia Pandev ka angazhuar futbollistin e Rabotniçkit, Tomislav Iliev.

3.      SILEKSI:
Futbollistë të ardhur: Gjorgji Tanushev (Boreci)
Futbollistë të larguar: /

 

4.      SILEKSI:
Futbollistë të ardhur: Tomislav Iliev (Rabotniçki)
Futbollistë të larguar: /

Rabotniçki dhe FC Shkupi janë përforcuar me nga katër futbollist, derisa mundësinë për tu përforcuar gjatë ditëve në vijim e kanë lënë ende të hapur.

“Romantikët” që pjesën e parë të sezonit e mbyllën në pozitën e 5-të në rradhët e tyre transferuan ish futbollistin e FC Shkupit, Bujamin Asani, mesfushorin polivalent të Pobedës, Nikolla Sharkoski, mbrojtësin e Partizanit të Tiranës, Gëzim Krasniqi si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Igor Krmar, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Sloboda Uzhice. Ndërkohë ekipin nga Debar Maalo e braktisën plotë 6 futbollistë.

5.     RABOTNIÇKI:
Futbollistë të ardhur: Bujamin Asani (UTA Arad), Nikola Sharkoski (Pobeda), Gëzim Krasniqi (Partizani), Igor Krmar (Sloboda Uzhice
Futbollistë të larguar: Folrian Kadriu (Lokomotiv Plovdiv ?), Emir Sahiti (?), Tomislav Iliev (Akademia Pandev), Amir Bilali (Teuta), Vardan Pogosyan (Gandzazar), Damjan Shishkovski (?)

Një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit pa dyshim se ka qenë edhe FC Shkupi, që në rradhët e veta solli futbollistë mjaft cilësor. Skuadra nga Çairi angazhoi emra si Stefan Vujçiç, Bllagoja Ljamçevski, Bazhe Ilijoski dhe Rron Broja. Ndërkohë sa u përket emrave të larguar, ato janë dy futbollistët difenziv, Sedat Berisha dhe Fisnik Zuka, si dhe sulmuesi Emanuel Mbella.

6.     SHKUPI:
Futbollistë të ardhur: Bllagoja Ljamçevski (Pelisteri), Bazhe Ilijoski (Pelisteri), Stefan Vujçiç (Shkëndija), Rron Broja (Trepça ‘89
Futbollistë të larguar: Sedat Berisha (Vllaznia – Shkodër), Fisnik Zuka (Flamurtari – Vlorë), Emanuel Mbella (?)

Pobeda është një ndër skuadrat që ka pësuar shumë largime. Skuadrën nga Prilepi e kanë braktisur ndër futbollistët më të mirë, përfshirë këtu Dejan Cvetanoskin, Nikola Sharkoskin, Najdoskin, Ilievskin, Ilijovskin, Borçe Manevskin si dhe Burhan Mustafovin. Ndërkohë sa u përket prurjeve të reja, për momentin nuk ka ndonjë emrë zyrtarë, edhe pse pjesë e përgatitjeve janë një numër i madh i futbollistëve, si nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre, po ashtu futbollistë edhe nga jashtë.

7.     POBEDA
Futbollistë të ardhur:
Futbollistë të larguar: Dejan Cvetanoski (Renova), Nikola Sharkoski (Rabotniçki), Filip Najdoski (?), Darko Ilievski (?), Ilijovski (?), Borçe Manevski (?) si dhe Burhan Mustafov (Teuta – Durrës).

Renova që pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e 8-të, deri më tani ka bërë tre blerje. Te skuadra nga Xhepçishti kanë arritur mbrojtësi, Darko Stojanov nga Boreci, Dejan Cvetanoski nga Pobeda, si dhe braziliani Fernando Silva nga Pelisteri. Sa u përket largimeve, deri më tash nga ekipi tetovar janë larguar sulmuesi Filip Petkovski, si dhe Argjent Gafuri.

8.     RENOVA
Futbollistë të ardhur: Dejan Cvetanoski (Renova), Darko Stojanov (Boreci), Fernando Silva (Pelisteri
Futbollistë të larguar: Argjent Gafuri (Flamurtari – Vlorë), Filip Petkovski (Skopje)

Ndër skuadrat që ka pësuar një egzodus të vërtetë, kur janë në pyetje largimet, është Pelisteri, skuadër kjo e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare, gjë kjo që ka bërë që shumica e futbollistëve të kërkojnë fletëlëshimet. Disa nga futbollistët e skuadrës nga Manastiri, madje kanë gjetur skuadrat e tyre të reja, siç janë, Bllagoja Ljamçevski dhe Bazhe Ilijoski (Shkupi), Kristian Toshevski, Jovan Popzlatanov dhe Matej Cvetanoski (Vardari), Lukas Kardoso Fereira (Partizani), Fernando Silva (Renova), Martin Kovaçev (Dunav Ruse), ndërsa ka edhe prej atyre që ende nuk janë sistemuar, siç janë Dimitar Iliev, Riste Markoski, Marko Jovanovski, Oliver Peev.

9.     PELISTERI
Futbollistë të ardhur:
Futbollistë të larguar: Bllagoja Ljamçevski dhe Bazhe Ilijoski (Shkupi), Kristian Toshevski, Jovan Popzlatanov dhe Matej Cvetanoski (Vardari), Lukas Kardoso Fereira (Partizani), Fernando Silva (Renova), Martin Kovaçev (Dunav Ruse), Dimitar Iliev (?), Riste Markoski (FC Struga ?), Marko Jovanovski (?), Oliver Peev (?).

Sa i përket skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, nga ajo që “infOSport.mk” ka konfirmuar deri në këto momente, është se Skopje ka arritur që të rikthejë në Shkup, sulmuesin Filip Petkovski, ndërsa nga kjo skuadër deri më tani bëhet e ditur për dy largime, siç është largimi i Ensar Sulejmanit dhe Petar Kanzurov.

10.    SKOPJE
Futbollistë të ardhur: Filip Petkovski (Renova
Futbollistë të larguar: Ensar Sulejmani (Vëllazërimi), Petar Kanzurov (San Gwan – Maltë)

Leave a Reply