Ardian Cuculi do ti mungojë Shkëndijës për 10 ditë

Ndeshja kontrolluese me Zurich-un e Zvicrës rezultoi fatale për Ardian Cuculi që lëshoi lojën vetëm disa minuta pas startit shkaku i dëmtimit. Pas një dueli në minutën e dytë mbrojtësi u ankua në lëndim që e pamundësoi të vazhdonte lojën, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se bëhet fjalë për distorzion të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së majtë. Parashihet pauzë 10-të ditore, ndërsa ekzaminimet me ultrazë do të tregojnë shkallën e saktë të lëndimit.

Gjithsesi pritet që Cuculi mos të humbasë shumë, përveç ndeshjeve kontrolluese, pasi edhe pse ndaras nga grupi ai do të vazhdojë terapinë intenzive dhe njëkohësisht do të punojë në palestër dhe pishinë. ​(kfshkendija)

Leave a Reply