Drejtuesit e FC Shkupit takim me legjendën e Galatasarajit, Geroge Haxhi

Dy drejtuesit më të lartë të FC Shkupit, kryetari Shefshet Demiri dhe nënkryetari Omer Bunjaku, për momentin ndodhen në një takim pune me legjendën rumune dhe njëherit të Galatasarajit, George Haxhi, njofton “infOSport.mk”.

Takimi po ndodh në “Sueno Hotel” aty ku George Haxhi po qëndron me skuadrën e tij, Vitorul, ndërsa eksperienca e madhe e legjendës rumune me siguri se do të jetë në dobi të drejtuesve të rinj të skuadrës nga Çairi.

Këshillat e tij janë të mirëseardhura kuptohet për Demirin dhe Bunjakun, të cilët po bëjnë një punë të madhe në krye të FC Shkupit, skuadër kjo që po dëshiron të kthejë famën që kishte vite më parë.

Ata dëshmuan një gjë të tillë me angazhimin e katër super blerjeve para nisjes së tyre për në Antali, kur angazhuan emra të mëdhenj, si Bllagoja Ljamçevski, Bazhe Ilijoski, Stefan Vujçiç dhe Rron Broja, ndërsa me siguri se në përforcimine  skuadrës janë duke menduar edhe nga Turqia, aty ku FC Shkupit pritet ti bashkohet edhe ndonjë emër tjetër.

Leave a Reply