Suedia dhe Spanja në finale të Evropianit të hendbollit 2018

Suedia dhe Spanja janë dy përfaqësueset finaliste që do ta diskutojnë titullin e Kampionatit Evropian të hendbollit këtë vit. E para që siguroi finalen ishte Spanja që mposhti Kampionen Botërore Francën me rezultat 27:23, ndërsa Suedia pas minutave shtesë arriti të eliminojë në gjysmëfinale Danimarkën me rezultat 35:34.

Finalja ndërmjet Suedisë dhe Spanjës do të zhvillohet të dielën, ndërsa takimi për vendin e tretë do të luhet ndërmjet Francës dhe Danimarkës. Ndërkohë vendi i pestë në këtë edicion të Evropianit i takoi vendit organizator Kroaciës, që fituan sot Çekinë me shifra 28:27.

Leave a Reply