Golat nga ndeshja, Shkëndija – Olimpik Donjetsk (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Olimpik Donjetskut në ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot ishin të përkryer përballë ukrainasve, duke mos e diskutuar fitoren në asnjë moment.

Ishte braziliani Zhunior ai i cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje, teksa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Marjan Radeski, Besart Ibraimi dhe Shefit Shefiti.

Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë me 30 qershor kundër Dinamo Zagrebit.

Leave a Reply