Argjent Gafuri largohet nga Flamurtari!

Ende pa filluar aventurën e tij te Flamurtari, Argjent Gafuri i ka dhënë fund të njëjtës duke u larguar nga skuadra vlonjate, njofton “infOSport.mk”. Ka qenë vetë futbollisti tetovar që ka kërkuar largimin, edhe pse Duro e kishte projektuar të njëjtin në formacion bazë të Flamurtarit.

Ai madje duheshe të filloj ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit që nga minuta e parë, mirëpo para fillimit të saj, ai u kishte kërkuar drejtuesve të Flamurtarit për ta lënë të lirë, pasi siç mëson “infOSport.mk”, i kishte munguar familja dhe qyteti i Tetovës.

Drejtuesit e Flamurtarit duke e kuptuar brengën e tij, nuk i kishin penguar futbollistin tetovar, me të cilin tashmë edhe zyrtarisht kanë prishur kontratën dhe i njëjti nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit në stinorin pranveror, të cilin skuadra vlonjate e nisi mbarë, me fitore minimale ndaj Partizanit, 1:0.

Leave a Reply