Vushtria përfiton 300 mijë euro nga transferimi i Rashices te Verder Bremeni!

Klubi i Vushtrisë fërkon duart nga transferimi i Milot Rashicës në Bundesligë te Verder Bremeni. Edhe pse mori vetëm 50 mijë euro nga kalimi i tij nga Kosova në Holandë, pasi lojtari u provua në Gjermani dhe më pas te Viteshe, Vushtria kërkon një pjesë të interesit dhe përqindjes.

Nuk dihet ende se sa, por në kontratë, si klubi i formimit, të paktën ka një 5 përqindësh, që nga 7 mln eurot, do të thotë 300 mijë euro për klubin kosovar. Një shifër e rëndësishme.

Leave a Reply