Zhiru edhe zyrtarisht pjesë e Çelzit (VIDEO)

Marrëveshja midis Arsenalit dhe Çelzit për transferimin e Olivie Zhiru në “Stemford Brixh” është bërë reaitet. Sulmuesi francez i është bashkuar skuadrës kampione të Anglisë për një shumë prej 18 milion sterlina.

31-vjeçari Zhiru me Çelzin ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2019-të, ndërsa e njëjta mund të vazhdohet edhe 12 muaj të tjerë.

Ky transferim ishte pjesë e marrëveshjes së tre fishtë mes Arsenalit, Çelzit dhe Dortmundit. Gjatë ditës më herët Pier Emerik Obamejang nga rradhët e Borusia Dortmundit u transferua te Arsenali, ndërsa drejt skuadrës gjermane në formë huazimi kaloi sulmuesi i Çelzit, Miçi Batçuai, i cili në “Sinjal Iduna Park” do të luaj deri me 30 qershor të këtij viti.

Leave a Reply