FC Shkupi takohet sot me ukrainasit e Odesa

Skuadra e FC Shkupit mëngjesin e sotëm do të zhvillojë edhe ndeshjen e katërt në Antalia të Turqisë, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën ukarinase të Odesa Çernomorec, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e dytë që FC Shkupi do ta zhvillojë përballë një skuadre nga Ukraina, pas atij takimi pa gola ndaj FC Stal.

Odesa Çernomorec është pjesë e elitës së futbollit ukrainas, ndërsa stinorin vjeshtor e kishte mbyllur në pozitën e 10-të.

Ndeshja në fjalë me kërkesë të ekipit kundërshtarë do të zhvillohet me fillim në ora 11:30 sipas kohës lokale në Turqi (9:30 në Maqedoni).

Leave a Reply