Shkupi i gatshëm për dy goditje të reja

FC Shkupi vazhdon me fazën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre paralelisht po vazhdojnë me përforcimin e skuadrës së tyre, me qëllim që sa më të përgatitur të presin stinorin pranveror, ku futen me ambicie të larta, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës nga Çairi pritet që gjatë ditës së sotme të konfirmojnë dy blerje të reja, të cilët do të shtojnë edhe më shumë konkurrencën në skuadër.

Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës, të cilët veçmë ndodhen në bazën turke të skuadrës nga Çairi.

Mirëpo këtu nuk është edhe fundi i përforcimeve të skuadrës së FC Shkupit. “infOSport.mk” mëson se drejtuesit e kësaj skuadre janë në bisedime e sipër edhe për një qendër mbrojtës, ku kanë mbetur edhe disa detaje për tu precizuar dhe me të edhe përfundimisht për të rrumbullaksuar listën e përforcimeve gjatë merkatos së janarit.

Rikujtojmë FC Shkupi para nisjes për në Antalia të Turqisë angazhoi Bllagoje Ljamçevski dhe Bazhe Ilijoskin nga rradhët e Pelisterit, Rron Brojan nga Trepça ’89 si dhe Stefan Vujçiçin e Shkëndijës, teksa në Antalia skuadrës “bardhekaltër” iu bashkua edhe sulmuesi Basilio Ndong Nchama i cili vjen nga shteti i Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e skuadrës Cano Sport Academy.

Leave a Reply