Tetova pret turneun e gazetarëve sportiv “Panajot Pano”

Turneu ndërkombëtar i gazetarëve sportiv “Panajot Pano” do të mbahet për herë të parë këtë vit në Tetovë. Turneu që organizohet tradicionalisht në Tiranë për hir të legjendës së futbollit shqiptar Panajot Pano, këtë vit është nderuar qyteti i Tetovës që të mirëpret këtë event, ndërsa vitin e kaluar për herë të parë u organizua jasht Shqipërisë, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë mbi 200 gazetarë sportiv, mes të cilëve edhe nga “Dojçevele”. Turneu në fjalë është programuar të zhvillohet në datat 9 dhe 10 mars.

Leave a Reply